Firma e portierit Simoni me gjigandët e Bundesligës, zbulohen shifrat e majme që përfiton Dinamo dhe djaloshi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2022 | 0:05

Firma e portierit Simoni me gjigandët e Bundesligës, zbulohen shifrat e majme që përfiton Dinamo dhe djaloshi shqiptar

Simon Simoni nga janari do të jetë një portier i Ajntraht Frankfurt. Portieri shqiptar ka hedhur sot firmën në kontratën që e lidh me gjigandët e Bundesligës, duke u bërë pjesë e tyre deri në qershorin e vitit 2027.

simoni

Një marrëveshje e cila ka sjellë përfitime të mëdha si për Dinamon që zotëronte kartonin e 18-vjeçarit, ashtu edhe për këtë të fundit, pasi bëhet fjalë për një klub me burime të rëndësishme ekonomike. “Panorama Sport” ka mësuar se për shitjen e kartonit të futbollistit, klubi i Dinamos ka përfituar 600 mijë euro, duke rezultuar një nga transferimet më të rëndësishme në këto vite nga futbolli shqiptar, sidomos po të merret parasysh se djaloshi u afrua nga blutë vetëm një vit e gjysmë më parë.

Ndërkohë, në kohëzgjatjen e marrëveshjes së Simonit me Ajntraht Frankfurt, është parashikuar që në total ai të përfitojë rreth 3,5 milionë euro si rroga bazë e tij, pa përfshirë këtu bonuset që mund të sigurojë djaloshi lezhjan i cili ka spikatur në radhët e Shënkollit para se të transferohej te blutë kryeqytetas që u bënë trampolinë për këtë transferim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"