Firma çështje orësh me Interin, skuadra zikaltër gjithnjë e më pranë dy lojtarëve të piketuar nga Inzagi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:02

Firma çështje orësh me Interin, skuadra zikaltër gjithnjë e më pranë dy lojtarëve të piketuar nga Inzagi

Në pritje të sezonit të ri, Interit i duhet ta kompletojë ekipin për të qenë protagonistë si në Itali, ashtu edhe në Europë. Nehitan Nandez dhe Hektor Bejerin janë prioritetet e drejtuesve dhe për ta po punohet me klubet përkatëse. Të dy kanë kërkuar shitjen dhe po të dy kanë zgjedhur ziklatërit, ndërsa formula “e famshme” e huazimit me të drejtë blerjeje, që kërkohet nga Marota e Auzilio është e vetmja mundësi që mund të zhbllokojë merkaton e kampionëve.

BEJERIN

Boshllëku që mbeti në të djathtë pas shitjes së Hakimit te PSG-ja do duhet të plotësohet në një mënyrë apo në një tjetër. Edhe ne mesfushë do duhet të bëhen ndërhyrje, sepse Naingolan dhe Vidal kanë bërë gati valixhet. Për këtë arsye Nandez mbetet objektivi kryesor për t’u arritur.

Uruguaiani mund të mbulojë gjithë krahun e djathtë ose mund të luajë në qendër të mesfushës duke i mundësuar trajnerit rrotacion pa humbur ekuilibrin dhe cilësinë.

25-vjeçari ka në parim një marrëveshje me Interin për një kontratë katërvjeçare me vlerë tre milionë euro në sezon, ndërkohë që po punohet për të gjetur akordin me Kaljarin.

nandez

Diskutimet pritet të përshpejtohen dhe një përgjigje përfundimtare mund të vijë javën e ardhshme pas takimit mes krerëve. Bejerin ngelet gjithsesi një nga kandidaturat më të forta, duke marrë parasysh se është një mbrojtës tipik i djathtë.

Takimi që pritet t’u hapë rrugë bisedimeve do të mbahet javën e ardhshme me agjentin e lojtarit në Milano, ndërkohë që me Arsenalin do të ngelet të gjendet marrëveshja për mënyrën e pagesës.

Me shpejtësinë që arrin deri një 34km/orë, spanjolli do të mund të ishte një zëvendësues i denjë i Hakimit dhe një siguri për krahun e djathtë të formacionit të Inzagit.

in

Përgatiti: NISLI GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"