Fiorentina vuan me arbitrin Irrati, trajneri Italiano: Luajmë si ndaj Bazelit dhe i mposhtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 20:12

Fiorentina vuan me arbitrin Irrati, trajneri Italiano: Luajmë si ndaj Bazelit dhe i mposhtim

Do të jetë Masimiliano Irrati arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e sotme, ndërkohë që kryesori i VAR-it do të jetë Paolo Maxoleni.

massimiliano_irrati_milan-juventus-e1609966627303

Bilanci nuk i buzëqesh Fiorentinës që në 12 precedentët me 43-vjeçarin numëron 6 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime, ndërkohë që bilanci i zikaltërve është më pozitiv, pasi në 18 takime numërojnë 11 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Vinçenco Italiano është shfaqur besimplotë për sfidën e sotme ndaj Interit, edhe pse ka pranuar superioritetin e zikaltërve.

“Jemi të qetë në këtë finale, pa harruar që kemi edhe një tjetër. Kemi bërë një rrugë fantastike dhe tani kemi përballë një pengesë shumë të vështirë, finalisten e këtij edicioni të Champions League. Është një krenari e madhe.

1238642991-kBbH-U334054167844h4C-656x492@Corriere-Web-Sezioni

E dimë sa të fortë janë, por mbërrijmë të gatshëm për t’i vendosur në vështirësi. Kemi mbërritur deri këtu me meritë, tani duhet të bëjmë një ndeshje si ajo që bëmë ndaj Bazelit në Ligën e Konferencës. Ashtu mund t’ia dalim”, u shpreh trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"