Fiorentina ofertë zyrtare, Tare sfidon për Kumbullën me… shqipen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 23:49

Fiorentina ofertë zyrtare, Tare sfidon për Kumbullën me… shqipen

Marash Kumbulla është në listën e dëshirave për shumë skuadra të mëdha europiane. Në Itali, krahas Juventusit, Napoli, Interi, Lacio janë në garë për shërbimet e mbrojtësit 20-vjeçar. Së fundmi, “Gazzetta Dello Sport” bën me dije se për shqiptarin ka ardhur një tjetër ofertë zyrtare.

kumbulla

Në fillim ishte Napoli që ofroi deri në 24 milionë euro plus bonuset për të, por futja e Interit mes tratativave bëri që zikaltrit të ishin ekipi i avantazhuar. Tanimë, edhe skuadra e Fiorentinës raportohet të ketë bërë një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin kuqezi. Pak ditë më parë, vetë drejtori i ekipit italian deklaroi se nuk do të mjaftonin as 25 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të Kombëtares.

kumbula

Nëse Verona dukshëm ka hapur një ankand për kartonin e 20-vjeçarit, Igli Tare është mes atyre që kërkon ta fitojë këtë konkurrencë gjigantësh. Në Itali, së fundmi, krahas gjithçkaje tjetër, thuhet edhe se Igli Tare kërkon të fitojë terren me gjuhën shqipe. Fakti që Kumbulla është gjithashtu shqiptar, si Tare dhe Strakosha, mund të jetë një ndihmesë që Kumbulla të zgjedhë Lacion.

Tare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"