Fiorentina ëndërron mbrojtje me serbë dhe shqiptarë në qendër, zbulohen prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:54

Fiorentina ëndërron mbrojtje me serbë dhe shqiptarë në qendër, zbulohen prapaskenat

Mbrojtja e Fiorentinës është për t’u rindërtuar dhe drejtuesit vjollcë kanë vendosur në qendër të objektivit të tyre talentin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

kumbulla-850x450

Sipas asaj që raporton “fiorentinanews.com”, lojtari shqiptar i Veronës shihet si më i duhuri për qendrën e mbrojtjes, duke formuar një dyshe me serbin Nikola Milenkoviç.

“Presidenti i Fiorentinës, Roko Komisso dëshiron mbrojtësin i ri shqiptar, që në fakt është synim i disa klubeve dhe ka një çmim shumë të lartë për momentin. Padyshim që çifti Milenkoviç-Kumbulla, përveç se në moshë të re, do ta kishin zili edhe ekipet më forta evropiane”, shkruante portali italian pranë klubit nga Firence.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"