Fino, përgjigje Dukës: Nuk tërhiqem, zgjedhjet ribëhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 9:32

Fino, përgjigje Dukës: Nuk tërhiqem, zgjedhjet ribëhen

Debati për punimet e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit është rihapur sërish. Jo vetëm kërkesa e kandidatit për president Bashkim Fino për ta ankimuar çështjen në KAS, por së fundmi ka pasur një deklaratë nga kreu i rizgjedhur i institucionit të futbollit në vend.

Fino

Armand Duka është shprehur se vetë Fino është tërhequr nga kjo çështje dhe duhet të marrë fund ky diskutim. Mirëpo, në një prononcim për “Panorama Sport”, deputeti i Partisë Socialiste mohon gjithçka në lidhje me një tërheqje të mundshme.

MOHIMI

Kandidati për president në FSHF, Bashkim Fino, mohon çdo zë të mundshëm për tërheqje nga KAS-i. “Pse e paskam ndërprerë unë? Ku e di ai? Unë e kam nisur dhe po pres. Jam në pritje të datës kur do të zhvillohet seanca në KAS-in e Lozanës”, shprehet fillimisht Fino.

Sa u përket organeve të rizgjedhura në institucionin e futbollit, Fino shton se ata nuk janë legjitime dhe se zgjedhjet do të ribëhen. Pres vendimin e KAS-it të Lozanës, i vendosur që këtë çështje ta çoj deri në fund.

Duka dhe Fino

Gjykata nuk i regjistroi zgjedhjet, drejtuesit e FSHF-së janë jolegjitimë dhe zgjedhjet në FSHF-së do të ribëhen”, ka deklaruar Bashkim Fino. Pretendimi i kandidatit Fino për shoqatat e paregjistruara duket se ka marrë një përgjigje pozitive nga Gjykata e Tiranës, e cila nuk ka regjistruar vendimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, që u zhvilluan në muajin shkurt në një prej hoteleve në Durrës. KAS është shkalla e fundit e gjykimit sportiv dhe ka në themel të saj shqyrtimin e procedurës së gjykimit të një çështjeje.

OLSI TUJANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"