Fino kandidat për kreun e FSHF, vjen reagimi i parë i Dukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 10:52

Fino kandidat për kreun e FSHF, vjen reagimi i parë i Dukës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar gjatë një deklarate për mediat garën për kreun e FSHF dhe kandidimin e deputetit të PS, Bashkim Fino përballë tij. Duka vlerësoi vullnetin e deputetit të PS-së për të dhënë kontributin e tij për futbollin.

26857711_2001618780081276_2113722650_n

“Do kemi kohë të flasim për fushatë. E falënderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futbollin. E rëndësishme është që futbolli të ecë përpara. Kjo është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet”, u shpreh Duka.

26854893_2001618783414609_1575413494_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"