Fino flet nëse zgjidhet president: Heq dorë nga çdo post politik, nëse fitoj ndaj Dukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2018 | 21:30

Fino flet nëse zgjidhet president: Heq dorë nga çdo post politik, nëse fitoj ndaj Dukës

Bashkim Fino ka folur sërish në lidhje me kandidimin e tij në krye të FSHF-së, në një intervistë për “Report TV”. Ai shprehet se nëse zgjidhet president i federatës, do të heqë dorë nga të gjitha funksionet që mban momentalisht në politikë.

bashkim fino

“Kam të drejtën për të kandiduar. Si në çështjet politike, edhe në ato fetare unë duhet të jem asnjëanës. Ka shumë shtete të tjera ku presidentet aktualë në federatat e futbollit, vijnë nga politika, si rasti i Gjermanisë, Rusisë apo Francës. Nëse do të zgjidhem në krye të FSHF-së, do të heq dorë nga çdo post politik, pavarësisht se agjë nuk më detyron” – deklaroi Fino.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"