Finalja Roma-Fejnord në Tiranë, pikantet që duhet të dini për kompeticionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 22:32

Finalja Roma-Fejnord në Tiranë, pikantet që duhet të dini për kompeticionin

* Murinjo, për tripletën e kompeticioneve

Ka fituar dy herë “Champions League” dhe dy herë “Europa League”, Zhoze Murinjo ka shansin të fitojë edhe kompeticionin e tretë të UEFA-s për klube.

liga konferences

Në sezonin 2003-2004 ai fitoi Ligën e Kampioneve me portugezët e Portos, duke mposhtur 3-0 në finale Monakon. Ndërkohë, disa vite më vonë ai ishte edhe trajneri që i ktheu trofeun më të rëndësishëm për klube Interit pas 45 vitesh. Sa i përket “Europa League”, ai e ka ngritur lart këtë trofe me Porton në 2002-2003-shin dhe me Mançester Junajtidin në 2016-2017-ën. Tirana është shansi i Murinjos që të bëhet trajneri i parë që i ka fituar të tria kompeticionet e UEFA-s për klube.

* Roma, për trofeun e parë europian

Në vendin e dytë në Champions-in e 1984-ës, pasi fitues u shpall Liverpuli, Roma ka humbur edhe finalen tjetër të UEFA Cup kundër Interit në 1991-shin. Shansi për të fituar trofeun e parë europian është ndeshja me Fejnordin në Tiranë.

* Fejnordi për rekorde

Fitues i “Champions League” në 1970-ën, atëherë quhej “European Cup” dhe në vitin 2002 triumf në Kupën Uefa, holandezët kanë shanin për t’u bërë klubi i parë që të shtien në duart e tyre të tria kompeticionet e UEFA-s.

Historia e Fejnordit me trofe në Europë nis në sezonin ‘69-‘70, ku ata fitojnë trofeun më të rëndësishëm të UEFA-s, duke mposhtur në finale skocezët e Sëlltikut vetëm në minutën e 117-të. Ndërkohë që 4 vite më vonë, 73-74 Fejnordi ngre lart trofeun e Kupës Uefa, kundër Totenhemit në finale. Kupa e fundit europiane është po UEFA, në 2002-shin ku mposhti Dortmundin 3-2 me golat e Tomason dhe dy Hojidonk.

* Detaje nga trofeu

Trofeu i “UEFA Europa Conference League” është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 gjemba gjashtëkëndore – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza.

Skuadra fituese shpërblehet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit fitojnë një vend në fazën e grupeve të “Europa League” 2022/ 23, nëse nuk janë kualifikuar përmes kompeticioneve vendëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"