Finalja midis Laçit dhe Vllaznisë, ja pse fituesi i Kupës e nis nga turi i dytë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2022 | 16:25

Finalja midis Laçit dhe Vllaznisë, ja pse fituesi i Kupës e nis nga turi i dytë në Europë

Me finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi, mbyllet edhe sezoni futbollistik 2021-2022. Në dallim nga e shkuara, këtë vit fituesi i Kupës e nis aventurën europiane nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.

laci vllaznia

Vjet Laçi, Partizani dhe Vllaznia e nisën aventurën europiane nga raundi i parë i Ligës së Konferencës, ku u kualifikuan të tria, ndërsa sivjet fituesja e Kupës përfaqësohet në turin e dytë.

Ndryshimi ka ndodhur për shkak të përjashtimit të skuadrave ruse nga kompeticionet europiane, por edhe spostimit për mirë të disa klubeve të tjera që duhet të merrnin pjesë në Ligën e Konferencës, por falë rezultateve të marra së fundmi në Europë kanë bërë që të lënë vende bosh, gjë e cila favorizon fituesin e Kupës së Shqipërisë.

Eintrahti i Frankfurtit, me fitimin e Ligës së Europës, ka siguruar pjesëmarrjen në grupet e Champions-it duke mos u përfshirë në veprimtarinë e tretë europiane.

Gjithashtu, bonus për fituesin e Kupës së Shqipërisë ishin edhe arritjet e fundit të Lajpcigut në Gjermani, Uest Hemit në Angli, si dhe të skocezëve të Glasgou Rejnxhërs.

Në këto kushte, fituesi i Kupës së Shqipërisë i ka të garantuara 450 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e dytë të Ligës së Konferencës, edhe sikur të eliminohet. Ndërsa një ekip shqiptar që e nis nga turi i parë, por që eliminohet në të dytin ka të garantuar 550 mijë euro, 100 mijë më shumë, që është shuma e bonusit të pjesëmarrjes në turin e parë.

Pa dyshim, finalja ka më shumë rëndësi për Vllazninë, pasi Laçi e ka siguruar Ligën e Konferencës edhe nga kampionati si nënkampion. Laçi i bie të jetë më i favorizuar për në turin e dytë, pasi e ka 6 koeficientin e përfaqësimit në Europë, ndërsa Vllaznia e ka 1.6.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"