Finalja më e shtrenjë në futboll, shikoni sa arkëtoi Fulhami pas ngjitjes në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:45

Finalja më e shtrenjë në futboll, shikoni sa arkëtoi Fulhami pas ngjitjes në Premier Ligë

Fulham ia ka dalë të rikthehet në Premier Ligë pasi mundi në finalen “play off” me rezultatin 2-1, skuadrën e Bredfordit. Ndeshjen e vendosi në minutat shtesë Xho Brajan, teksa shënoi në minutën 105 dhe 117-të.

fulham

Përveçse luhej për një biletë në elitën e futbollit anglez, kjo e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Uembli” është edhe finalja më e shtrenjtë e futbollit në Europë dhe në botë. Po, pikërisht kështu, pasi në lojë ishte jo vetëm ngjitja në Premier Ligë, por edhe 160 milionë paund, që arkëton skuadra që triumfoi.

Këtu llogaritet shpërblimi që merr Fulhami nga federata, por edhe nga e drejta televizive. Asnjë finale tjetër futbolli në Europë nuk vlen kaq shumë para. Kujtojmë që përveç Fulhamit, në Premier Ligë për sezonin e ardhshëm janë ngjitur edhe Lidsi e Uest Bromuiç, ndërsa një kategori më poshtë (në Championship) kanë zbritur Bornmëth, Uotford dhe Noruiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"