“Finalja” me Bjellorusinë, Altin Lala mesazh Kombëtares: Jepni gjithçka për ta fituar këtë ndeshje të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 19:26

“Finalja” me Bjellorusinë, Altin Lala mesazh Kombëtares: Jepni gjithçka për ta fituar këtë ndeshje të fundit

Shqipëria luan ditën e mërkurë një “finale” me Bjellorusinë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kushte fitoren, për të dalë të parët në grup në Ligën e Kombeve, atë që ka qenë edhe objektivi që në fillim. Në prag të sfidës me bjellorusët, lojtarët e Kombëtares kanë marrë edhe një mesazh nga ish-kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala.

altin-lala

Në fjalë e tij, Lala shprehet se të gjithë lojtarët që do të jenë në fushë, duhet të japin gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Sipas tij skuadra duhet të futtë në fushë me seriozitet dhe shprehet se është i bindur që çdo lojtar do japë maksimumin e tij.

“Ndeshja me Kazakistanin për mendimin tim ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë për vetë faktin që edhe skuadra kishte një farë presioni për ta fituar këtë sfidë, por dhe ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë, që është dueli më i rëndësishëm i këtij grupi, për të zënë vendin e parë në renditje.

Kështu që ishte ndeshje shumë e fortë, me shumë duele, mendoj që djemtë u paraqitën mjaft mirë sidomos në pjesën e parë, ku shënuan edhe dy gola. Pjesa e dytë natyrisht ishte po ashtu e vështirë, me shumë dyluftime, e kontrolluam sërish lojën dhe mendoj se ishte një fitore e merituar.

Sigurisht ndeshja me Bjellorusinë është vendimtare. Edhe bjellorusët luajnë pak a shumë ngjashëm me ne si Kazakistani ndaj shpresoj që djemtë të jenë të frymëzuar, aq më tepër dhe shumë të motivuar për të zënë vendin e parë në grup dhe uroj që ndeshjen ta fitojmë. Mesazhi im është që secili nga ata djem që do të jetë në fushë dhe jashtë fushe të japë gjithçka për ta fituar këtë sfidë të fundit. Duhet të futemi me seriozitet në këtë sfidë dhe mendoj që nëse çdo lojtar jep maksimumin e vet, unë jam i bindur që ne kemi kualitetet e duhura për ta fituar edhe këtë ndeshje. Suksese dhe me një fitore”, u shpreh Lala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"