“Finalja luhet për t’u fituar, marrim Superkupën”, Pirlo: Duam titullin kampion, ndeshja me Interin të anulohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:51

“Finalja luhet për t’u fituar, marrim Superkupën”, Pirlo: Duam titullin kampion, ndeshja me Interin të anulohet

Do të luhet ditën e nesërme, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit, e vlefshme për Superkupën e Italisë. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka dalë trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, i cili ka thënë se nesër duhet të fitohet, siç bëhet në të gjitha finalet, ndërkohë që më tej tha se duhet harruar humbja me Interin dhe do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

Andrea.Pirlo.Juve.2020.21.osserva.750x450

“Napoli luan shumë mirë në mbrojte, ne duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që do na jepen. Kjo ndeshje vjen në momentin e duhur, ku ne luajmë pas asaj disfate ndaj Interit në kampionat dhe duam të paraqitemi mirë. Do të luajë Shezni pasi Bufon ka pasur disa probleme.

Interi? Kur humbet, nuk duhet të bësh gjë tjetër, vetëm se ta harrosh dhe ta anulosh në mendje atë ndeshje. Ne duam të tregojmë se jemi ndryshe nga ajo natë. Skuadra e fiton titullin prej 9 vitesh, duke luftuar dhe punuar fort. Ne jemi duke u përpjekur të marrim edhe titullin e 10-të radhazi. Mund të kemi pasur disa vështirësi, por ambicia mbetet. Ne punojmë si ekip dhe përpiqemi të marrim më të mirën, pa bërë gabime dhe jam i bindur se do ia dalim.

Pas humbjes ne biseduam normalisht, siç bëjmë pas çdo ndeshje, është një moment i vështirë, siç kanë qenë shumë këtë sezon. Ne luajmë një finale siç është ajo e Superkupës dhe na duhen energji për të fituar.

Më vjen keq për lojtarët, sidomos të rinjtë, të cilët janë sulmuar, diçka që nuk duhet të ndodhte. Preferoj të më kritikoni mua dhe jo lojtarët. Finalet luhen për t’u fituar dhe ne jemi këtu për ta bërë atë.”, tha Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"