Finalja historike e Ligës së Konferencës/ Ja statistikat pikante që kanë vendosur italianët e holandezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 22:03

Finalja historike e Ligës së Konferencës/ Ja statistikat pikante që kanë vendosur italianët e holandezët

Roma dhe Fejnordi kanë qenë për mirë dhe për keq dy prej skuadrave që kanë vendosur rekorde deri në këtë finale të Ligës së Konferencës, disa prej të cilave rreshtohen si më poshtë:

AIR ALBANIA FINALJA LIGA E KONFERENCES

32 – Kaq gola u shënuan në tri ndeshje me eliminim direkt që përfshin Slavian e Pragës kundër Fenerbahçes (6-4), LASK (7-5) dhe Fejnordin (4-6).

10 – Siriel Desers është golashënuesi më i mirë i turneut me 10 gola me fanellën e Fejnordit, një më shumë se Tami Abraham i Romës, të cilët janë kundërshtarë në finalen e 25 majit.

1008 – Kur Roma humbi 6-1 në Bodo-Glimt, ishte hera e parë që një skuadër e drejtuar nga Zhoze Murinjo pësonte gjashtë gola në një takim, nga 1008 ndeshjet e tij si trajner.

6 – Gjashtë ekipe kaluan në fazën e grupeve të pamposhtura: Bodo-Glimt, LASK, AZ Alkmar, Fejnord, Ren dhe Bazel. Skuadra austriake LASK përfundoi me 16 pikë.

4 – Murinjo u bë trajneri i parë që drejtoi katër klube të ndryshme në finalen e një gare të madhe europiane: Porto (2003 Kupa UEFA, 2004 Champions League), Inter (2010 Champions League), Mançester Junajtid (2017 Europa League) dhe Roma (2022 Liga e Konferencës).

3 – Janë shënuar tre tregolësha në sezonin inaugurues të Ligës së Konferencës: Herri Kein (Totenham 5-1 Mura), Gautan Laborde (Renes 3-3 Viteshe) dhe Nikolo Zaniolo (Roma 4-0 Bodo Glimt).

1 – Arne Slot është në sezonin e tij të parë të plotë si trajner i një skuadre të rriturish. Ai pati një periudhë pesëmujore në AZ Alkmar në 2019-2020 para se të merrte frenat e Fejnordit në korrikun e kaluar.

28 – Fejnordi është skuadra që ka shënuar më shumë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, 28 gola, një më shumë se Roma. 12 – Fejnordi mbetet i pamposhtur 12 ndeshje në Ligën e Konferencës së Europës në sezonin e saj të parë 2021- 2022, nga faza e grupeve deri në finale, me tetë fitore dhe katër barazime.

307 – Fejnordi e filloi fushatën e tij në Ligën e Konferencës në raundin e dytë kualifikues më 22 korrik me një barazim pa gola në Kosovë ndaj Dritës së Gjilanit, ku të pranishëm në stadium ishin 2400 vetë.

RRUGETIMI

Rreth 307 ditë më vonë, holandezët do të rreshtohen kundër Romës në finale, që do të luhet më 25 maj, ora 21:00, në stadiumin “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"