Finalja Elbasani-Vora, Merxha: Luajmë për qejf

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 14:22

Finalja Elbasani-Vora, Merxha: Luajmë për qejf

Elbasani luan sot fi nalen e Kategorisë së Dytë me Vorën, e cila për verdheblutë vlen vetëm në aspektin monetar, pasi mund të arkëtojnë 20 milionë lekë të vjetër dhe t’ua shpërndajnë lojtarëve. Në aspektin moral nuk e konsiderojnë një kënaqësi të madhe daljen kampionë të Kategorisë së Dytë. Kjo, e lidhur me historinë e këtij klubi, i cili nuk është më- suar të gëzojë për të tilla arritje në të kaluarën, por gjithsesi një trofe mbetet i tillë në çdo kohë dhe në çdo situatë. Verdheblutë e konsiderojnë të mbyllur sezonin e tyre pas arritjes së objektivit për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

elbasani

TRAJNERI Në një prononcim për “Panorama Sport”, tekniku i skuadrës së Elbasanit, Eriol Merxha, “snobon” ndeshjen e sotme me Vorën, pasi finalja e Elbasanit ishte ajo me Maliqin, ku edhe skuadra arriti matematikisht ngjitjen në të Parën. “Ne i arritëm objektivat tona për këtë sezon, siç ishte ngjitja e skuadrës në Kategorinë e Parë. Finalja jonë ishte ajo me Maliqin, ku ne edhe siguruam matematikisht ngjitjen një kategori më lart. Kjo ndeshje për ne është më shumë për argëtim, ndaj do luajmë pa asnjë presion rezultati. Nuk kam se çfarë t’u kërkoj më tepër lojtarëve në këtë ndeshje, pasi i tejkaluan objektivat e tyre përgjatë gjithë sezonit”, u shpreh fillimisht tekniku elbasanas, i cili udhëhoqi skuadrën përgjatë gjithë sezonit, duke mos pësuar asnjë humbje.

Merxha2
Më tej, ai ka një falënderim të veçantë për futbollistët e tij dhe shpreson që të marrin shpërblimin për atë që kanë dhënë për skuadrën e Elbasanit këtë sezon. “Kam një falënderim të veçantë për lojtarët që luajtën për Elbasanin këtë sezon, ku mes shumë vështirë- sive ia dolën të arrinim objektivat. Nuk na tradhtuan, edhe pse luajtëm në këtë kategori mes shumë halleve e problemeve. Shpresoj vetëm që të shpërblehen për mundin dhe djersën që kanë dhënë. Po e përsëris, në këtë ndeshje të hyjnë të luajnë për qejf, pasi e kanë realizuar objektivin dhe unë si trajner nuk kam se çfarë t’u kërkoj më shumë”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën, Eriol Merxha. Së bashku me zëvendësin e tij, Endri Dalipin, ia dolën që brenda një sezoni ta rikthejnë Elbasanin në Kategorinë e Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"