Finalja e turneut “Roma Caput Mundi”, Shqipëria U-19 mposhtet me 11-metërsha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 13:51

Finalja e turneut “Roma Caput Mundi”, Shqipëria U-19 mposhtet me 11-metërsha

Është zhvilluar sot në stariumin “Anco Marzio-Stoia” të Romës, finalja e turneut “Roma Caput Mundi” mes Shqipërisë U-19 të drejtuar nga trajneri Erjon Bogadani dhe Rumanisë U-19.

shqiperia-u19-ne-finale-me-rumanine-turneu-roma-caput-mundi-2018

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në takimin e sotëm, por pa mundur të gjejnë golin. Koha e rregull u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa rumunët arritën të triumfonin më penallti 4-3.

Shqipëria U-19 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Celhaka, Tuci, Gkertsos, Blackori, Lekaj, Marku, Veriu dhe Tafa (c). Nga pika e bardhë për kuqezinjtë, shënuan Pashaj, Blackori dhe Gkertsos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"