“Finalja e sotme ishte panorama e gjithçkaje”, Duka: Kur bën ekip të mirë del kampion, unë uroj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 22:57

“Finalja e sotme ishte panorama e gjithçkaje”, Duka: Kur bën ekip të mirë del kampion, unë uroj që…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli pas verdiktit të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia mposhti në finale Laçin me rezultatin 2-1, duke u kurorëzuar për herë të 8-të në histori. Sipas kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, finalja e sotme ishte panorama e gjithçkaje çfarë ka ndodhur në këtë sezon.

Duka

“Finalja e sotme ishte panorama e gjithçkaje. Ishte ndeshje perfekte nga të gjitha këndvështrimet. Të dyja ekipet e doninin kupën. Ishte gjithçka e asaj që ka ndodhur gjatë gjithë sezonit.

TIRANA DHE VLLAZNIA- Ky është futbolli. Kur bën ekip të mirë del kampion. Po të kthesh kokën pas, Vllaznia dhe Tirana ranë nga kategoria, tani janë në majë. Vllaznia ka një ekip simpatik. Unë uroj që të kenë sa më shumë suksese në Kupat e Europës. Të njëjtën gjë i uroj edhe Partizanit dhe Laçit. Shpresoj të dhurojnë spektakël dhe rezultate për Shqipërinë”, u shpreh Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"