“Finalja” e sezonit, rikthehet “shpresa” e vetme për sulmin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 9:52

“Finalja” e sezonit, rikthehet “shpresa” e vetme për sulmin e Teutës

Ka një lajm të mirë nga infermieria për skuadrën e Teutës. Për ndeshjen me Vllazninë, e cila konsiderohet si “finalja” e sezonit për fatin e të dyja ekipeve, do të rikthehet boshnjaku Dediç.

dedic2

Ai ka munguar gjatë kësaj kohe për shkak të një operacioni në apendicit, por e ka lënë pas atë dhe është gati të zbresë në fushën e lojës. Durrsakët kanë vuajtur shumë në sulm dhe rikthimi i tij është shpresa e vetme për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"