Finalja e sezonit me pikë të barabarta në Formula 1, Verstapen merr “pole position” para Hemilton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2021 | 21:20

Finalja e sezonit me pikë të barabarta në Formula 1, Verstapen merr “pole position” para Hemilton

Gara e fundit e sezonit të Formula 1, do të jetë si rrallëherë në këtë dekadë e hapur plotësisht sa i përket atij që në fund do të shpallet kampion. Maks Verstapen dhe Luis Hemilton shkojnë në këtë garë me pikë të barabarta dhe vetëm e diela në Abu Dabi do të përcaktojë se cili mes tyre do të marrë titullin.

verstapen

Por holandezi ka një avantazh të dyfishtë para startit. I pari është ai se në renditjen e përgjithshme, me pikë të barabarta do të siguronte titullin sepse ka fituar një garë më shumë se britaniku. Ndërsa i dyti është avantazhi se do të niset nga pole position në këtë garë.

Verstapen dha një kohë të shpejtë në provat zyrtare të sotme duke përfituar nga nja strategji ku shoku i skuadrës i Red Bull krijoi një galeri ere. Strategji që nuk u kopjua nga Mercedes që u shfaq e kënaqur edhe me Hemilton në vendin e dytë në vijën e nisjes, duke shpresuar te magjia e radhës e kampionit të botës në fuqi.

Lando Norris do të niset nga vendi i tretë, ndërsa Perez me makinën tjetër Red Bull do të jetë e katërta, e gatshme që të ndërhyjë në duelin e kreut për të ndihmuar skuadrën. Karlos Sainz me Ferrari mori vendin e pestë, ndërsa Botas me Ferrari mori vendin e gjashtë në vijën e nisjes dhe do t’i duhet punë për t’u bërë faktor e për të ndihmuar Hemilton në rrugën drejt titullit të radhës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"