Finalja e “playout”-it mund të jetë e fundit me Egnatian, Ramadanin e presin në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 8:23

Finalja e “playout”-it mund të jetë e fundit me Egnatian, Ramadanin e presin në Kosovë

Trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani, i cili numëron tre tituj kampion me tri skuadra të ndryshme në futbollin elitar të Kosovës, mund të largohet nga Rrogozhina pas përfundimit të këtij sezoni.

ZEKERIJA RAMADANI

Sipas mediave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, 44-vjeçari nga Shkupi është futur në bisedime me drejtuesit e Gjilanit. Në fakt, Ramadani e mohoi diçka të tillë dy javë më parë kur emri i tij u përmend në Kosovë pas largimit të Ismet Munishit nga Gjilani.

Drejtuesit e skuadrës kosovare kanë kontaktuar edhe me trajnerin aktual të Tiranës, Orges Shehi, por gjasat janë që ky i fundit të rinovojë me bardheblutë dhe prandaj Gjilani është fokusuar te Ramadani.

Egnatia do të luajë një ndeshje shtesë për qëndrimin në Superiore dhe e ardhmja e Ramadanit do të vendoset pas atij takimi (me fituesin e çiftit Korabi-Apolonia).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"