Finalja e “playoff”-it u vendos në Durrës, “shfryn” kapiteni i Korabit: Duhet të luhet në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 10:30

Finalja e “playoff”-it u vendos në Durrës, “shfryn” kapiteni i Korabit: Duhet të luhet në Peshkopi

Korabi kaloi Tomorin dhe tashmë është i gjithi i përqendruar tek Apolonia, kundërshtari i radhës për fazën “play off”. Të hënën e 23 majit do të sfidojnë Apoloninë në “Niko Dovana” dhe Sokol Mziu ka vetëm një merak: gjykimin.

KORABI 1

Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, kapiteni flet edhe për stadiumin. Ai e quan të çuditshëm vendimin për ta luajtur këtë finale në fushë asnjanëse. Mesfushori mendon se fierakët duhet t’i prisnin ata në Peshkopi, ashtu siç ndodhi me ndeshjet e para.

“Tomori kishte ardhur në këtë takim me të vetmin synim fitoren. Beratasit luajtën fort, por ne arritëm të shfrytëzonim mirë atë mundësi që na u dha dhe shënuam. Tani na pret një tjetër sfidë, ajo ndaj Apolonisë. Ky takim si rregull duhej të zhvillohej në Peshkopi dhe ne mendojmë se ndryshimi i stadiumit ku do të luhet takimi është i padrejtë. Për antiTomorin u grumbulluam tri ditë para takimit në Peshkopi. Ia dolëm të merrnin çfarë donim nga ai takim. Por, duhet thënë se gjatë kampionatit kemi bërë disa gabime dhe kemi lënë shumë pikë. Tani le të mendojmë për sfidën që kemi përpara. Shpresoj shumë te një gjykim i drejtë dhe gjithçka tjetër t’ia lëmë fushës”, përfundoi mesfushori 34-vjeçar.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"