Finalja e “Play-Off”-it, skuadra e Kategorisë së Dytë akomodohet 2 ditë në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 22:30

Finalja e “Play-Off”-it, skuadra e Kategorisë së Dytë akomodohet 2 ditë në Durrës

Devolli nuk ka në plan që të heqë dorë nga ngjitja. Kanë edhe një shans për të kapur Kategorinë e Parë, por që kjo të ndodhë, duhet të kalojnë pengesën me emrin “Turbina”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.

Devolli

E vështirë do të jetë, por bilishtarët nuk do të jenë vetëm. Ata do të jenë në krah edhe lojtarin e 12-të. Ashtu si ndaj Labërisë, në këtë përballje shtesë do të kenë në krah më shumë se 100 sportdashës.

Ata do të nisen të organizuar nga Bilishti, por nuk do të mungojnë as tifozët që jetojnë në Durrës apo në Tiranë. Skuadra i ka dhënë vlerësimin e duhur kësaj finaleje “play off”- i dhe do të niset pikërisht sot. Stërvitjet do të zhvillohen në qytetin bregdetar dhe gjithçka do të jetë gati për të shtunën.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"