“Finalja” e mbijetesës, Vllaznia “ngujohet” për 48 orë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 13:15

“Finalja” e mbijetesës, Vllaznia “ngujohet” për 48 orë

Vllaznia është mobilizuar prej ditësh për “finalen” me Teutën. Duke qenë se përballen me një rival direkt për garën për mbijetesë, drejtuesit shkodranë po mundohen që t’i krijojnë qetësinë e nevojshme grupit.

vllaznia

Duke parë rëndësinë e këtij 90 minutëshi, ka shumë të ngjarë që ekipi të grumbullohet që ditën e shtunë, për takimin me Teutën. Pra, 48 orë “ngujim” para se të zbresin në fushë për javën 20-të, të cilën do ta luajnë të hënën, në “Loro Boriçi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"