Finalja e Mbijetesës/ Bylisi mban afër Flamurtarin nga fundi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2016 | 17:53

Finalja e Mbijetesës/ Bylisi mban afër Flamurtarin nga fundi

Kategoria Superiore
Java e 26­-të
Flamurtari – Bylisi 0-0
Golat:
S’ka

flamurtari bylis 0-0Formacionet zyrtare

Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Pashaj, Çerkini, Kuqi, Nikolini, Telushi, Hoxha, Telushi, Da Silva
Trajner: Zekerija Ramadani

Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Alla, Gava. Muçaj, Mbella, Varea, Hoxhaj
Trajner: Adnand Zilxhoviç

Nuk ka fitues në finalen e mbijetesës mes Flamurtarit dhe Bylisit. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë në përballjen e sotme, pas barazimit të regjistruar në Vlorë 0-0.

Vendasit shfaqen më të rrezikshëm, luftojnë për topin dhe kërkojnë të gjejnë avantazhin por nuk ja dalin përballë mbrojtjes të qëndrueshme të ballshit.

Një sfidë e luftuar dhe tensionuese, ku u regjistruan 9 kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Përplasje mes lojtarëve dhe faulle të shumtë, por që gjithçka mbyllet në shifrat e bardha 0-0.

Me këtë barazim skuadra vlonjate mbetet e 8-ta në rënditje më 23 pikë, dy më shumë se Bylisi që e ndjek pas duke e mbajtur afër në zonën e ftohtë.

Pjesa e dytë- Një pjesë e dytë me një tjetër ritëm nga skuadra e Adnand Zilxhoviç, shfaqet më agresive dhe kërkuese në zonën e Flamurtarit për disa minuta me radhë, por që nuk ja del të finalizojë. Nuk vonon përgjigjia e vendasve, të cilët bëjnë  presion të lartë ndaj kundërshtarëve duke i mbajtur në gjysmëfushën e tyre.

Lojë e tensionuar, përplasje mes lojtarëve, faulle dhe 9 kartona të verdhë dhe dy të kuq për kapitenin Telushi dhe Simiçin e Bylisit. Dhe pse skuadra e Ramadanit luan me një lojtar më pak që nga minuta e 61’ e takimit, skuadra mike nuk shfrytëzon. Përndryshe janë vetë vendasit që përpiqen deri në minutat e fundit por pa rezultat.

Pjesa e parë- Një 45 minutësh i luftuar fort nga Flamurtari, por që nuk arrin të finalizojë. Janë vendasit që shfaqen më kërcënues në zonën e Frashërit me anë të Telushit, Hoxhës dhe Da Silvës por mbrojtja ballshiotë mbyll mirë aksionet e kuqezinjëve.

Djemtë e Ramadanit e nisin qetë takimin dhe marrin kontrollin e topit, qarkullojnë, tentojnë të gjejnë hapësirat e duhura duke i bërë presion Bylisit por nuk ja dalin.  Ndërsa skuadra mike numëron raste të pakta në zonën e Likës, ku shfaqen njëherë të vetme me anë të Mbellës, i cili provon nga distanca por pa rezultat.

Minutat

Mbyllet takimi 0-0. 
90′
kros i Krasniqit drejt zonës për Lushtakun i cili gjuan drejt portës por pret Frashëri, provon Curri por kontrollon portieri korçar i ballshiotëve.
Akordohen 5 minuta shtesë
88′
Dushku tenton i vetëm brenda zonës por jashtë kuadratit.
88‘ Curri dëbuton me Flamurtarin.
87′ Provon të mbetet përpara Flamurtari, tenton të gjejë avantazhin.
84′ Simiç ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq. 
81′
Peposhi provon krosimin drejt zonës por kontrollin e topit e merr Çerkini. 
77′
Portieri  Frashëri ndëshkohet me të verdhë, vonon lojën.
75
minuta lojë, përplasje të shumta mes lojtarëve,ndërhyrje të gabuara, faulle dhe kartona të verdhë.
70′
Simiç ndëshkohet me karton të verdhë. 
68′
Pepa shkakton faull ndaj Hoxhës, ndëshkohet me të verdhë. 
67′
Goditje dënimi për Flamurtarin. E ekzekuton Lushtaku, topi përfundon jashtë.
65′
Edhe pse me 10 futbollistw Flamurtari vazhdon ti bwjw presion skuadrws sw Bylisit. 
63′
Tension në fushë. Alla shkakton faull ndëshkohet me të verdhë. 
61′
Telushi shkakton faull ndaj Muçës, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq. 
60′
Pakujdesi e La Kostes, Varrea provon brenda zonës së Flamurtarit, por pret Lika. 
59′
Ylli Hoxha gjuan fuqishëm drejt portës por reagon Frashëri.
58′
Kundërsulmon Bylisi, tentojnë nga distanca por kontrollon Lika.
56′ 
E rimarrin dhe njëherë kontrollin e topit lojtarët e Flamurtarit dhe provojnë të dalin para në zonën e Stivi Frashërit.
55′
Laksote ndëshkohet me karton të verdhë. 
53′
Goditje këndi për Bylisin, e ekzekuton Hoxhaj, largojnë vendasit. 
49′
Goditje këndi për Flamurtarin e 5-ta. E ekzekuton Hoxha, largon Peposhi.
48′
Alla shkakton faull ndaj Da Silvës. Goditje dënimi për vendasit, e ekzekuton Lushtaku, devijon Peposhi.
45′
Telushi provon nga distanca, por nuk e gjen në befasi Stivi Frashërin i cili pret.
Mbyllet pjesa e parë 0-0. 
45’+1′
Goditje dënimi e ekzekuton Nikolini, Lakoste përplaset me njërin nga lojtarët e Bylisit, vendasit pretendojnë faull por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.
Akordohet 1 minutë shtesë.
44′
Ylli Hoxha provon me të majtën nga distanca, devijon Alla, vendasit fitojnë goditje këndi. E ekzekuton Hoxha, del Frashëri.
43′ 
Mbella provon nga distanca por topi përfundon jashtë kuadratit.
41′
Goditje këndi për Bylisin. E ekzekuton Hoxhaj, grushton Lika, topi përfundon tek Muça i cili provon nga distanca por pa rezultat.
39′
Telushi krosn për Ylli Hoxhën në të djathtë, mesfushori pason për Da Silven në zonë i cili gjuan me kokë por jashtë kuadratit. 
36′
Da Silva tenton brenda zonës së ballshiotëve por pa rezultat.
34′ 
Flamurtari përpiqet të gjejë hapësirat e duhura duke i bërë presion Bylisit. 
31′
Kundërsulmon Bylis, provon të shfrytëzojë një goditje në gjysmëfushën e Flamurtarit por largojnë vendasit. 
26′
Flamurtari vë në rrezik zonën e Frashërit, ndërton aksione dhe tenton të realizojë por mbyllin miqtë.
20′
Telushi provon nga distanca por pa rezultat. 
15′
 Loja përqëndrohet në mesfushë, lojtarët e Bylisit marrin kontrollin e topit për pak minuta, tentojnë të dalin në zonën e vendasve, por mbyllin mirë djemtë e Ramadanit. 
09′
Muça shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
05′
Flamurtari e nis mirë, qarkullon topin, dhe tenton të gjejë avantazhin.
Starton sfida

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"