Finalja e Ligës së Kampionëve, volejbollistja shqiptare kërkon të shkruajë historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2019 | 21:42

Finalja e Ligës së Kampionëve, volejbollistja shqiptare kërkon të shkruajë historinë

Një volejbolliste shqiptarë do të tentojë të shkruaj historinë në datën 18 maj në Superfinalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në Berlin. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren Erblira Bici.

erblira bici1

Skuadra e saj, Igor Gorgonzola Novara, eliminoi fitueset në fuqi të VakifBan Stamboll teska do të përballet me Imoko Vollei Koneljano, në finale. Asnjë nga këto skuadra nuk e ka fituar këtë trofe prestigjioz, teksa do të kërkojnë të shkruajnë historinë.

Erblira Bici

Ekipi që do të arrijë të triumfojë do të përfitojë plot 400 mijë euro, ndërsa për vendin e dytë është në dispozicion shuma 200 mijë euro.

Era Bici

Një shans i artë ky për volejbollisten e ekipit kombëtar shqiptar, Erblira Bici, e cila e ka nisur karrierën e saj me Tiranën e Barleti Volej në kampionatin shqiptar.

1549282602_Bici

24-vjeçarja u transferua në Itali në vitin 2016-të, teksa së fundmi fitoi Kupën e Italisë dhe është pretendente për të fituar kampionatin.

Bici55

Kjo është hera e parë që një finale e Ligës së Kampionëve zhvillohet mes dy skuadrave të të njëjtit vend, pasi deri në vitin 2017 rregulloret e ndalonin një gjë të tillë duke pasur në garë vetëm nga një ekip për çdo vend.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"