Gati të ndryshohet stadiumi për finalen e Ligës së Kampioneve, ja ku mund të luhet nëse zhvendoset nga Stambolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 11:18

Gati të ndryshohet stadiumi për finalen e Ligës së Kampioneve, ja ku mund të luhet nëse zhvendoset nga Stambolli

Finalja e Ligës së Kampioneve mund të zhvendoset nga Stambolli në fund të muajit gusht (29 mendohet të jetë data e saktë) drejt një tjetër qyteti europian, sepse metropoli turk do të vuajë për të mbuluar kostot e organizimit të eventit, duke qenë se nuk do të ketë tifozë të huaj.KORONA

UEFA do të takohet më 17 qershor për të vendosur fatin e kompeticionit mes shumë alternativave që kanë në tavolinë, përfshirë edhe luajtjen e ndeshjeve të mbetura në një stadium.

“The Independent” shkruan se plani më i mundshëm është ai i nisjes dhe mbylljes së ndeshjeve të mbetura të 1/8-ave, çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales brenda muajit gusht.

Një opsion është luajtja e të gjitha ndeshjeve në një shtet të vetëm dhe është diskutuar edhe ideja se finalja në Stamboll pa tifozë të huaj do t’i bënte të pamundura kostot e organizimit, duke dalë me humbje të mëdha për qytetin turk.5b06b6680e32f816805006e2

Alternativat për ta zëvendësuar Stambollin janë disa qytete gjermane, por edhe kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, është një opsion gjithashtu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"