Finalja e Ligës së Europës, Zidan bën tifo për Marsejën: Shkoja në stadium që fëmijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:48

Finalja e Ligës së Europës, Zidan bën tifo për Marsejën: Shkoja në stadium që fëmijë

Zinedin Zidan është gjithmonë tifoz i Marsejës, por sot më shumë se kurrë. Ekipi francez luan kundër rivalëve të tij në kampionatin spanjoll, por Zizu nuk ndikohet nga ky fakt. Në një deklaratë për UEFA-n, ai thotë se do të bëjë tifo për Marsejën, sepse që kur ishte fëmijë shkonte në stadium dhe ndiqte çdo ndeshje.

Zidan

“Është diçka madhështore për Marsejën, për klubin dhe për lojtarët. Por për qytetin dhe tifozët kjo finale është një rast unik. Marseja është një qytet që e do futbollin dhe i duhen momente të tilla për të shprehur emocionet. Marseja është një klub i madh dhe do të luajë një finale shumë të rëndësishme.

Zidan2

Shpresoj që të luajnë mirë dhe të fitojnë trofeun. Unë gjithmonë kam qenë një tifoz i Marsejës. Shkoja në stadium kur isha fëmijë dhe u rrita me këtë skuadër. Dua t’i uroj më të mirat për finalen”, tha trajneri i Realit Zinedin Zidan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"