Finalja e Ligës së Europës, UEFA fillon shitjen e biletave online. Mësoni numrin e tifozëve të lejuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2021 | 17:45

Finalja e Ligës së Europës, UEFA fillon shitjen e biletave online. Mësoni numrin e tifozëve të lejuar

Finalja e Ligës së Europës do të luhet në praninë e tifozëve teksa UEFA ka filluar shitjen e biletave online.

tadium

Finalja do të luhet në datën 29 maj në stadiumin “Gdansk” në Poloni dhe do të lejohet prania e tifozëve në masën 25% të stadiumit, që i bie një numër prej 9500 tifozësh. Ndarja e tifozëve do të jetë në mënyrë të barabartë teksa çdo skuadër do të ketë 2 mijë të tillë si mbështetës ndërsa vendet e tjera janë për tifozë neutral.

Ka qenë vetë faqja e UEFA-s e cila ka marrë nismën e shitjes së biletave për këtë sfidë, pas miratimit nga autoritet polake. Biletat do të jenë të gjitha online për shkak të protokollit të sigurisë së Covid-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"