Finalja e Ligës së Europës, ja kush do të arbitrojë sfidën Sevija-Roma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 15:30

Finalja e Ligës së Europës, ja kush do të arbitrojë sfidën Sevija-Roma

Në datën 31 maj në orën 21:00, do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Sevijas dhe Romës. Për këtë duel që do të luhet në “Puskas Arena” në Budapest (Hungari) UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë.

final-europa-league-sevilla-fc-roma-budapest-2023

Antoni Tejlor është një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2013. 44-vjeçari anglez ka drejtuar gjashtë ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe një ndeshje të Ligës së Europës këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale midis Romës dhe Fejnord.

Tejlor arbitroi Superkupën e UEFA-s 2020 që u zhvillua në të njëjtin stadium në Budapest midis Bajern Munih dhe Sevijas si dhe finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s 2021 midis Spanjës dhe Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"