Finalja e Kupës, Valverde “driblon” qëndrimin te Barcelona: S’mendoj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2019 | 15:32

Finalja e Kupës, Valverde “driblon” qëndrimin te Barcelona: S’mendoj për…

Nuk e ka të sigurt të ardhmen te Barcelona, por Ernesto Valverde thotë se nuk po mendon aspak për diçka të tillë. Trajneri i katalansve e përqendron vëmendjen te finalja e Kupës së Mbretit dhe tek objektivi për ta fituar atë.

valverde-cropped_sb5n6tcy5hb012o4yucw8ikhj

“Nuk mendoj aspak për pozicionin tim në dyshim, por thjesht për të fituar.  Ne trajnerët e dimë që jemi gjithmonë në rrezik, por që bëjmë pjesë gjithashtu në spektaklin e madh që dhuron futbolli. Reali e ka ndryshuar trajnerin dhe të gjitha skuadrat kanë momente të vështira gjatë një sezoni.

Nuk dua të flas shumë për këtë temë. E shoh këtë finale si diçka të rëndësishme në aspektin personal sepse mund të bëj dopietën në dy sezone radhazi. Jam shumë i motivuar për punën që kam bërë dhe dua ta mbyllim me trofe këtë sezon”, tha Valverde. Nuk mund të mungonin në konferencë pyetjet rreth Liverpulit dhe dëshirës së Mesit që ai të vazhdojë punën.

“Nuk e di çfarë ka thënë Mesi, sepse nuk isha këtu në konferencë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodh kur ka një eliminim si ai që na ndodhi neve ndaj Liverpulit. Kam folur disa herë për këtë gjë dhe për goleadat e pësuara në Champions. Dolëm nga gara duke humbur vetëm një ndeshje dhe kjo është diçka që më shqetëson.

Por tani është një moment tjetër i sezonit dhe duam që të fitojmë Kupën. Valencia? Është një skuadër e fortë dhe do të na hapë shumë punë. Duhet të bëjmë ndeshje të mirë për të fituar”, përfundoi trajneri Valverde.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"