Finalja e Kupës së Ukrainës në histori, do arbitrohet për herë të parë nga një femër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 18:55

Finalja e Kupës së Ukrainës në histori, do arbitrohet për herë të parë nga një femër

Katerina Monzul do bëhet e para femër që arbitron finalen e Kupës së Ukrainës, mes Dinamo Kiev dhe Vorskla Poltava. Lajmi është konfirmuar nga federata Ukrainase e futbollit të hënën.

monzul

Monzul ishte e para arbitre femër që arbitroi një ndeshje në kampionatin ukrainas, atë mes Çornomores Odesa kundër Volin Lutsk në vitin 2016. Ajo gjithashtu arbitroi edhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për femra në vitin 2015 si dhe finalen mes Amerikës dhe Japonisë. Monzul gjithashtu arbitroi edhe çerekfinalen e Kupës së Botës për femra të vitit 2019.

Dy asistentet dhe arbitri i katërt i Monzul do jenë gjithashtu të gjitha femra. Fituesi i Kupës së Ukrainës kualifikohet në Europa Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"