Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Për çfarë luhet, veç trofeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2021 | 11:11

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Për çfarë luhet, veç trofeut

Skënderbeu-Vllaznia është finalja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet më 31 maj, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

KUPA E SHQIPERIA

Finalja e Kupës luhet me ndeshje teke dhe nëse 90 minutat përfundojnë me barazim, luhen edhe 30 minuta shtesë dhe po vazhdoi baraspesha, do të nevojitet gjuajtja e penalltive për të përcaktuar fituesin. Përveç fitimit të trofeut, dy ekipet luajnë edhe për qëllime të tjera.

Së pari, fituesi i këtij kompeticioni shpërblehet me 50 milionë lekë nga FSHF-ja, si dhe të jep të drejtën për të shkuar në Europë, por e fundit vlen vetëm për Vllazninë, pasi Skënderbeu është i pezulluar nga UEFA. Por, me fitimin e trofeut, korçarët mund të shlyejnë edhe një vit tjetër nga dënimi, kur deri tani kanë shlyer 3 nga 10 vitet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"