Finalja e Kupës së Italisë, Reja: Zemra më rreh për Napolin, Rrahmani blerje e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 16:52

Finalja e Kupës së Italisë, Reja: Zemra më rreh për Napolin, Rrahmani blerje e madhe

Trajneri i Kombëtares Shqiptare  Edi Reja flet për finalen e Kupës së Italisë ku Napoli do presë Juventusin. Italiani ka qenë pjesë e Napolit vite më pare dhe ndjehet i lumtur që napoletanët kanë arritur në finale.

porrini reja

“Më në fund do të flasim për futbollin e luajtur. Të mërkurën do të jetë një ndeshje e bukur, të shohësh Napolin në finalen e Kupës është motiv kënaqësie edhe për ne që kemi qenë pjesë e këtij klubi”. Reja analizon në mënyrë të shkurtër ecurinë e Napolit në vitet e fundit:

“Napoli synon një vend në Europë, ishte e pamundur për mënyrën se si e nisën sezonin. Mes Sarrit, Mazarrit, Benitez dhe Ancelottit, të kaltrit kanë qenë gjithmonë kompetitivë, rritja ka qenë konstante që nga Seria C. Në Seria A kemi bërë mjaft mirë, ndërkohë që kemi marrë pjesë edhe në kupat europiane. Napoli nuk gabon prej kohësh dhe ka qenë shumë kompetitive në të gjitha kompeticionet”.

Trajneri Italian flet edhe për futbollistët shqiptarë në Seria A: Elseid Hysaj është një futbollistë për të cilin kam një lidhje të veçantë. Ka bërë një gol fantastik, i cili ka bërë xhiron në televizionet shqiptare, ndërkohë që në fakt shënon pak. Me Gatuzon ka gjetur vazhdimësinë. Rrahmani? Napoli bëri mirë që e mori, është futbollistë që luan në mbrojtjen me tre, blerje e madhe. Reja bën edhe një parashikim për finalen: Zemra më thotë Napoli, por do jetë një ndeshje shumë e vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"