Finalja e Kupës së Gjermanisë, Bajern Mynih me armatën e rëndë. Ja si do rreshtohen skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 19:38

Finalja e Kupës së Gjermanisë, Bajern Mynih me armatën e rëndë. Ja si do rreshtohen skuadrat

Luhet sot finalja e Kupës së Gjermanisë, mes Bajern Leverkusenit dhe Bajern Mynihut. Bajern kërkon ta fitojë kupën pasi fitoi kampionatin, kurse Leverkusen kërkon të shpëtojë sezonin me një trofe. Janë publikuar edhe formacionet se si do luajnë dy skuadrat.

leverkusen vs bajern mynih

Kështu Bajern Mynih do luajë me modulin 4-2-3-1. Në sulm do jetë i përhershmi Levandovski, që do mbështetet nga Koman, Myler dhe Gnabri. Kimish dhe Goetzka do jenë në mesin e fushës. Boateng dhe Alaba do jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët do mbrojnë Dejvis dhe Pavard.

Porta si gjithmonë i besohet Nojerit. Në krahun tjetër edhe Leverkusen kundërpërgjigjet me të njëtin modul 4-2-3-1. Havertz do luajë si sulmues qëndror dhe do mbështetet nga Beili, Amiri dhe Diabi.

formacionet e kups sws gjermanisw

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"