Finalja e Kupës, FSHF cakton çmimet e biletave. Ja sa do të kushtojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2019 | 17:50

Finalja e Kupës, FSHF cakton çmimet e biletave. Ja sa do të kushtojnë

Ditën e dielë, më datë 2 qershor, do të luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Kukësit dhe Tiranës.

KUPA

Për takimin e programuar të nisë nga ora 19:00, në “Elbasan Arena”, është Federata Shqiptare e Futbollit, që ka publikuar çmimet e biletave për të gjithë sektorët e stadiumit.

Kështu, një biletë në tribunën VIP të stadiumit do të kushtojë 2.000 lekë, ndërsa në tribunat A dhe B, bileta do të kushtojë 1.000 lekë të reja. Ndërkohë, në të gjithë sektorët e tjetër, në tribunën karshi si dhe në ato pas portave, bileta do të mbajë vlerën e 200 lekëve të reja.

Biletat janë në shitje në qytetin e Tiranës, përkatësisht në dyqanin e FSHF dhe biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në biletarinë e stadiumit në Elbasan. Në posterin e mëposhtëm janë të gjitha detajet.

1-Twitter-824x376-1024x478

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"