Finalja e Kategorisë së Dytë në “Air Albania”, FSHF zbulon çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2023 | 18:37

Finalja e Kategorisë së Dytë në “Air Albania”, FSHF zbulon çmimet e biletave

Vora dhe AF Elbasani do të përballen në ditën 11 maj në orën 18:00 në stadiumin “Air Albanianë finalen e Kategorisë së Dytë. Të dyja skuadrat triumfuan në grupet respektive, teksa do të kërkojnë të fitojnë edhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë. Ajo skuadër që do t’ia dalë në këtë duel do të ketë edhe një shpërblim nga ana ekonomike.

Screenshot_1-11-750x336

Vlen të theksohet fakti se si Vora ashtu dhe AF Elbasani zhvilluan një sezon fantastik, teksa kishin me vetë edhe përkrahjen e madhe të tifozëve. Tashmë e gjithë vëmendja është drejt finales së madhe më 11 maj, atëherë ku do të mësojmë edhe fituesin e titullit kampion, teksa pritet një numër i konsiderueshëm sportdashësish.  

Së fundmi FSHF ka bërë të ditur impiantin ku do të luhet sfida dhe është pikërisht Air Albania që do të presë këtë superndeshje në orën 18:00. Gjithashtu bëhet e ditur edhe dalja në shitje e biletave ku çmimet varjojnë nga 500 lekë prapa portave deri 3000 lekë në tribunat kryesore. 


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"