Finalja e Championsit rikthehet në Stamboll, 15 vite nga ndeshja dramatike Milan-Liverpul

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 17:03

Finalja e Championsit rikthehet në Stamboll, 15 vite nga ndeshja dramatike Milan-Liverpul

UEFA ka përcaktuar edhe stadiumet ku do të luhen 2 finalet e sezonit të ardhshëm, ajo e Ligës së Kampionëve dhe e Ligës së Europës.

ataturk_olimpiyat_stadi_1

Pas plot 15 vitesh nga finalja e “çmendur” Liverpul-Milan, në stadiumin “Ataturk” të Turqisë do të rikthehet për tu luajtur finalja e Champios Ligë 2019-2020.

Vetëm 6 minuta iu deshën Liverpulit në finalen e zhvilluar në vitin 2005 në Turqi për të barazuar avantazhin e trefishtë të Milanit, dhe për të triumfuar me penallti. Mund ta quajmë me plot gojë një stadium me fat për skuadrën angleze.

Ataturk-Stadium

Për fat të keq, Milani nuk do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Ligën e Championsit, ndërsa Liverpuli i ka sërish shanset për të mbëritur në Stamboll. Ndërsa për sa i përket finales së Ligës së Europës ajo është përcaktuar nga UEFA të luhet në “Arena Gdansk” në Poloni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"