Finalizimi problem serioz, klubi i Kategorisë së Parë në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 22:12

Finalizimi problem serioz, klubi i Kategorisë së Parë në krizë

Rrogozhinasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola edhe ndaj Tërbunit. Rastet për shënim ishin të panumërta në atë ndeshje, siç ka ndodhur shpesh këtë kampionat, por finalizimi mbetet një problem serioz për Egnatian, që vazhdon të humbë pikë për shkak të golave të munguar. 

egnatua

Mungesa e tifozëve dhe e veteranit Dimo në ndeshjen e fundit nuk mund të jenë justifikim. Stafi teknik, gjatë analizës në fillim të javës, ka kërkuar që sulmi të reagojë me Korabin në fundjavë. Barazimi i fundit ishte i shtati për Egnatian gjatë këtij kampionati dhe pikët e grumbulluara janë 19, larg pritshmërive të drejtuesve.

Gara tashmë është bërë më e fortë dhe rrogozhinasve nuk u dalin llogaritë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e fazës së dytë. Ka pasur gjithmonë optimizëm për arritjen e objektivit sezonal, por Egnatia ka pasur ulje-ngritje dhe rendimenti i ulët i repartit të sulmit sigurisht që ka ndikuar në renditjen aktuale të rrogozhinasve. Ndoshta ndaj Korabit sulmi do të shpërthejë.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"