“Finale” me Barcelonën, Morati tregon recetën për Interin: Duhet të futen në fushë pa menduar për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 17:50

“Finale” me Barcelonën, Morati tregon recetën për Interin: Duhet të futen në fushë pa menduar për…

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, e njeh mjaft mirë ambientin zikaltër, dhe vazhdon të ketë nëj afeksion për klubin.

Massimo-Moratti

Ditën e sotme ai ka folur në vigjilje të takimit të nesërm mes Interit dhe Barcelonës në “San Siro”, që do të jetë edhe si një finale për fatet e ekipit që do vazhdojë më tej rrugën në Champions League.

”Inter-Barcelona është gjithmonë një ndeshje speciale, për historinë, prestigjin si dhe për kualitetet që kanë dy ekipet. Ngjan gjithmonë si një finale, jo si një ndeshje grupi. Asnjë skuadër nuk do të dështojë, pritshmëritë nga të dy ekipet janë të mëdha, por ajo çka mund të them me siguri është se nesër do të shohim spektakël,” deklaroi ish-presidenti për të përditshmen katalanase “Sport”.

Më tej, Morati e pranoi se ka besim tek ekipi i Kontes, dhe pret një rezultat pozitiv duke mos e kthyer kokën nga ndeshja e Dortmundit, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. ”Interi duhet të futet në fushë vetëm me një objektiv, për të fituar. Nuk duhet ta humbasim kohën për të menduar se si do të jetë rezultati i Dortmundit. Kam shumë shumë te Konte pasi duket se i ka dhënë një tjetër mentalitet skuadrës, dhe kjo e bën diferencën. Lukaku dhe Lautaro po bëjnë mirë, shënojnë si dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. Unë besoj tek një rezultat pozitiv edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë” – u shpreh Morati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"