“Finale” mbijetese me Skënderbeun, Dovedan i beson Bylisit që fitoi në Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 11:03

“Finale” mbijetese me Skënderbeun, Dovedan i beson Bylisit që fitoi në Fier

Në Ballsh sot vjen Skënderbeu dhe skuadra mallakastriote synon vetëm tri pikët ndaj korçarëve. Ka qenë një javë në përgjithësi ku ka pasur një angazhim për këtë ndeshje. Aq më tepër që ballshiotët vinin edhe nga një fitore e “madhe” në Fier. Bylisi pritet që të bëjë lëvizje në 11-she dhe në këtë ndeshje, trajneri Dovedan duket se do të kërkojë që të hedhë në fushë një skuadër solide.

apolonia bylis

Në sulm mund të ketë “tredhëmbësh” për të shkuar te fitorja me korçarët. Nga sa është parë, mallakastriotët tashmë e kanë edhe organikën më solide, sidomos me ardhjen e fundit të merkatos së janarit, pasi lojtarët janë më në formë, si: Nebihu, Harba apo dhe Nemanja Kojic në sulm që në Fier shërbeu me asist për Antonin që shënoi golin e fitores. Ekipet janë shumë afër njëra-tjetrës, me ballshiotët që janë në vendin e tetë dhe aktualisht kanë 15 pikë, ndërsa në vendin e nëntë janë korçarët që kanë aktualisht 13 pikë.

SKEMA – Trajneri Dovedan në portë pritet që ta nisë me Pano Qirkon, ndërsa në mbrojtje pritet që në të djathtë të jetë Franci Ymeralilaj që ka fituar një vend stabël edhe këtë sezon, me më shumë eksperiencë në Superiore, por edhe kapiten te mallakastriotët. Në qendër pritet që të jenë Preka dhe Stojanoviç, ndërkohë që më të avancuar në krah, Hadroji me Ndrecën, ndërsa më nga brenda mund të luajnë Ujka dhe Loran. Në sulm, pritet që të ketë një forcë goditëse më të madhe, pasi nuk është çudi që të luajnë Antoni, Kojiç apo dhe Qardaku.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"