“Finale e mallkuar”, pas Salah edhe Karvahal rrezikon Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 9:39

“Finale e mallkuar”, pas Salah edhe Karvahal rrezikon Botërorin

Menjëherë sapo pësoi dëmtimin ai shpërtheu në lot dhe e dinte që nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen. Por madje ndjeu që mund të humbte edhe Botërorin. Dëmtimi muskulor mund ta lërë jashtë fushës për një kohë të gjatë Dani Karvahalin, por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësi spanjoll dëmtohet në finale.

Karvajal

Ai u dëmtua gjithashtu në finalen e “San Siros” ku luajti Reali me Atletikon e Madridit, por edhe në finalen e Europianit 2016. Mbrojtësi i djathtë do t’u nënshtrohet analizave për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij me shpresën që do t’ia dalë të jetë në Botërorin e Rusisë, por ata lot treguan shumë për të mos thënë se i thanë të gjitha, si në rastin e të pafatit Momo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"