Finale dramatike me 6 penallti të humbura, Struga e Shpëtim Duros mposhtet nga Makedonija GP 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 20:06

Finale dramatike me 6 penallti të humbura, Struga e Shpëtim Duros mposhtet nga Makedonija GP 

 Fati nuk ka qenë më Strugën e Shpëtim Duros, në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut të zhvilluar ditën e sotme në Shkup.  

Struga

Skuadra strugane, që disa ditë më parë u kurorëzua me titullin kampion në elitën e futbollit maqedonas, u mposht në këtë finale nga Makedonija GP me penallti. 

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Misevski ishte ai që në minutën e 28-të, zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh Makedonijan GP, teksa në minutën e 77-të Jusufi vendosi baraspeshën. Dy shtesat nga 15 minuta nuk prodhuan gola, teksa fituesin e vulosi “ruleta ruse”.  

Skuadra shqiptar zhgënjeu totalisht nga 11 metra, duke humbur plot 4 penallti, ndërkohë që Makedonija GP gaboi 2 herë, ndërkohë që në fund triumfoi me rezultatin 2-0, pasi ekipi i Duros nuk shënoi asnjëherë nga pika e bardhë.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"