Film i animuar për kuqezinjtë, nga grushtet në Serbi te goli i Sadikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2016 | 18:52

Film i animuar për kuqezinjtë, nga grushtet në Serbi te goli i Sadikut

Performanca e kuqezinjve në finalet e Europianit “Francë 2016” është përfshirë edhe në një film të shkurtër, të animuar.

Një video e publikuar në internet në kanalin ‘Youtube” nga kompania “Kubiks” e Tetovës, tregon në mënyrë të përmbledhur disa nga ngjarjet më kryesore në historinë e futbollit shqiptar.

Video nis me themelimin e FSHF-së në 1930 dhe vazhdon me disa nga fitoret më të bujshme të Kombëtares në vite.

Në materialin filmik janë përfshirë edhe incidentet në stadiumin e Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe ecuria e kuqezinjve në finalet e Europianit.

Foto marre nga video, incidentet ne Serbi

Foto marre nga video, incidentet ne Serbi

Video është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim që ka bërë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka vlerësuar filmin e animuar për Kombëtaren. Ai ka publikuar të plotë edhe mesazhin që i është dërguar nga krijuesit e këtij filmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"