Fillon shtrimi i tapetit artificial në stadiumin e Tomorit, inaugurohet ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 11:43

Fillon shtrimi i tapetit artificial në stadiumin e Tomorit, inaugurohet ndaj Tiranës

Në stadiumin “Tomori” ka filluar shtrimi i tapetit të ri, i cili është me bar artificial. Pritet që deri në fillimin e javës së ardhshme të mbarojë faza e shtrimit të tapetit dhe më pas duhen disa ditë që fusha të jetë gati për t’u vënë në funksion. Sipas informacioneve paraprake, ky stadium do të inaugurohet në përballjen me Tiranën, ndryshe nga ajo që ishte premtuar vetëm disa ditë më parë, ku thuhej se çdo gjë do të ishte gati për ndeshjen me Bylisin.

tomori stadiumi

Kjo shtyrje është vendosur nga ana e specialistëve turq që kanë marrë përsipër shtrimin e tapetit, ku ndër të tjera, kanë thënë se fusha duhet të qëndrojë për gati një javë në gjendje të paprekur, në mënyrë që të mos krijohen dëmtime pas ngjitjes që po i bëhet.

TAPETI

Në një bisedë për “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit kanë folur në lidhje me këtë temë, duke treguar çdo fjalë të specialistëve.

“Si fillim, duhet thënë që ky tapet është i standardeve të larta dhe momentalisht më i miri në vendin tonë dhe një gjë e tillë është vlerësuar nga të dërguarit e FSHF-së dhe FIFA-së. Specialistët, që kanë marrë përsipër shtrimin e këtij tapeti, janë të dërguar posaçërisht nga FIFA për këtë punë, ku deri në këto momente çdo gjë po shkon shumë mirë dhe me ritme të kënaqshme.

tomori stadiumi1

Tapeti është i standardeve europiane dhe besojmë që tashmë nuk do të hasim më vështirësi në lidhje me problematikat e fushës së lojës, ku kemi pasur dhe etiketime nga më të ndryshimet më përpara, si një fushë patatesh apo skandaloze. Ndryshe nga ajo që na kishin premtuar, na është thënë se fusha nuk do të jetë gati për t’u vënë në funksion në ndeshjen me Bylisin, pasi i duhet gati një javë kohë që të qëndrojë në gjendje të paprekur.

Në këtë mënyrë jemi të detyruar që edhe sfidën me Bylisin ta zhvillojmë në Kuçovë, ku më pas do të kemi gati shtëpinë tonë që besojmë se do të na sjellë akoma edhe më shumë fat. Stadiumi dalëngadalë po merr formë, teksa njëkohësisht janë duke u bërë edhe disa punime në ambiente të tjera që janë drejt fundit”, thuhet në prononcimin e klubit.

tomori stadiumi 2

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"