“Fillon një kapitull i ri”, flet kapiteni Taipi: Blerjet e reja kanë shtuar kualitetin te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:25


“Fillon një kapitull i ri”, flet kapiteni Taipi: Blerjet e reja kanë shtuar kualitetin te Kukësi

Kukësi do të startojë ditën e nesërme sezonin e ri të Superiores ku do të përballen me kampionët e Shqipërisë, Tiranën.

4242

Përpara ndeshjes ka folur dhe kapiteni i skuadrës, Gjelbrim Taipi i cili ka theksuar ndryshimet në skuadër dhe pritshmëritë për sezonin e ri.

Sezoni i shkuar?

Sezoni i kaluar nuk ka qenë ai që kemi dashur ne si ekip, presidenti dhe publiku. Ishte një sezon që e nisëm mirë por gjerat ndryshuan dhe nuk shkuan ashtu siç pritem. Tani fillon një kapitull i ri me trajneri e ri. Kemi punuar mirë gjatë fazës përgatitore, sidomos asaj në Turqi dhe grupi është konsoliduar . Mbështetja ime nuk do të mungojë ndaj të rinjve. Puna e kapitenit është ajo të akomodojë të rinjtë, jam mundur ti qëndroj afër dhe ata të japin maksimumin në fushë.

Ndryshimet te Kukësi?

Është herët për të bërë krahasime, por tani në ekip ka nga dy futbollist për çdo pozicion. Mendoj që dhe kualiteti me dy blerjet e fundit është shtuar dhe jemi në rrugën e drejtë.

PANORAMASPORT.AL