Gjendet gjuha e përbashkët, Taku del në stërvitje me Tiranën (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2017 | 11:08

Gjendet gjuha e përbashkët, Taku del në stërvitje me Tiranën (FOTO)

Në ambientet stërvitore të Tiranës në kompleksin “Skënder Halili” u zhvillua mbledhja që përcaktoi fatin e mesfushorit Afrim Taku.

tirana

Halili, Josa dhe Muka

Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, së bashku me drejtorin sportiv Devi Muka dhe trajnerin Mirel Josa u takuan sot për të marrë vendimin mbi çështjen e shumëpërfolur te Tirana në 10 ditët e fundit.

tirana1

Taku dhe Muka

Në mbledhje mori pjesë edhe vetë mesfushori që u bë problem në klub pasi debatoi me trajnerin në stërvitje duke i kërkuar llogari për zëvendësimin në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Në mbledhje duket se u gjet gjuha e përbashkët mes palëve sepse pas përfundimit të saj, Taku veshi uniformën bardheblu dhe doli në stërvitjen e paradites bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.

tirana2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"