Fillon edicioni i ri i Bundesligës, 10 arsyet pse premtohet spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 20:08

Fillon edicioni i ri i Bundesligës, 10 arsyet pse premtohet spektakël

Sot starton sezoni i 55-të i Bundesligës, ku do të përballet Bajerni i Mynihut me Leverkusenin. Mirëpo si një start i ri, do të ketë edhe disa çështje, të cilat e bëjnë këtë sezon edhe më të veçantë se ato paraardhës:

anceloti bajern

1. Lajpcig dhe Dortmund në gjueti ndaj Bajernit

Prej pesë vitesh, kampionët gjermanë të Bajernit kanë arritur të jenë gjithnjë triumfues të Bundesligës. Ndaj për këtë arsye, skuadrat si Lajpcig dhe Dortmund, të cilat gjatë sezonit të kaluar janë pozicionuar në vendin e dytë e të tretë pas Bajernit, do të luftojnë fortë në këtë sezon për të rrëzuar kampionët në fuqi.

2. Yjet e rinj të Bundesligës

Në merkaton e kësaj vere, bavarezët kanë tërhequr shumë vëmendjen kur arritën akordin për huazimin 2-vjeçar të kolumbianit, Hames Rodrigez nga spanjollët e Realit të Madridit. Përpos këtij huazimi, kampionët gjermanë shënuan edhe transfertën më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës pas blerjes për shumën prej 41.5 milionë euro të francezit, Korentin Toliso nga Lioni.

Hames Bajern

3. Trajnerët e rinj dhe filozofitë e reja

Për shumë skuadra, ky sezon i Bundesligës do të nisë me fytyra të reja në stolin e trajnerit. Për skuadrën e Dortmundit, ka ardhur nga Holanda, trajneri Peter Bos, i cili pritet të japë shumë për verdhezinjtë, edhe pse gjuha është një problem për të kuptuar taktikat dhe filozofinë e tij të re. Nga ana tjetër, Shalke ka marrë trajnerin Domeniko Tedesko, i cili ka ardhur nga Kategoria e Dytë e Bundesligës.

4. Beteja për golashënuesin më të mirë

Gjatë sezonit të kaluar, ka qenë një rivalitet tepër i madh sa i përket skuadrave Bajern dhe Dortmund për titullin e golashënuesit më të mirë. Bomberi polak, Levandovski dhe gabonezi Pier Emerik Aubamejang kanë luftuar deri në ditën e fundit të sezonit për titullin e golashënuesit më të mirë, ku Auba arriti të triumfojë me vetëm një gol më shumë. Cili do të jetë ylli i këtij sezoni?

Aubamejang Dortmund

5. Bundesliga, kompeticioni i cili rrit talente

Gjatë sezoneve të kaluara të Bundesligës është vënë re prania e theksuar e talenteve të reja, të cilat sa vijnë edhe rriten profesionalisht. Timo Verner, Ousman Dembele dhe Kristian Pulisiç janë disa prej emrave që arritën të shfaqin një nivel të lartë në futboll gjatë sezonit të kaluar. Cili do të jetë talenti i ri i këtij sezoni?

6. Sfida për kompeticionet europiane

Rrallë herë ndodh që në fillimin e një sezoni të ri të jenë 18 klube, të cilat janë favoritë për t’u kualifikuar në kompeticionet europiane. Leverkuseni, Gladbahu dhe Volfsburgu, kanë shfaqur një formë jo të mirë gjatë sezonit të kaluar sa i përket këtyre kompeticionetve, ndaj për ta, ky sezon do të jetë vendimtar për të rifituar shkëlqimin.

7. Cilat skuadra do dështojnë në Europë?

Të parashikosh se cilat skuadra mund të kualifikohen në kompeticionet europiane është njëra pjesë e medaljes, tjetra është se cilat do të pësojnë disfatë duke u eliminuar. A do të arrijnë Hamburgu me Bremenin të rikthejnë entuziazmin e fansave të tyre në kompeticionet europiane të këtij viti?

mavraj

8. Ndryshimet në staf të skuadrave

Për shumë skuadra kanë ndodhur ndryshime në prag të startit të këtij sezoni të ri, për t’i dhënë një tjetër mundësi në mënyrë që të rikthehet shkëlqimi i humbur. Gjatë këtij sezoni, do të shohim sesa efektive kanë qenë këto ndryshime në stafin e skuadrave.

9. Aplikimi i “VAR”-it

Një mënyrë e re gjykimi do të përdoret gjatë këtij sezoni në Bundesligë, ai i “VAR”. Ky gjykim me anë të pamjeve filmike do të komandohet nga një grup i posaçëm në Këln, për të gjykuar më mirë rastet e diskutueshme në futboll.

10. Tifozeritë e zjarrta të Bundesligës

Ky kompeticion njihet mjaft mirë edhe për tifozeritë e zjarrta të skuadrave. Vetëm gjatë sezonit të kaluar, stadiumet në kompeticionin e Bundesligës kanë numëruar rreth 19.049.362 tifozë. Sa do të jetë numri gjatë këtij sezoni?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"