Fiksimi për jahtet/ Nga basti i humbur te dhurata për Putinin, jeta luksoze e presidentit Roman Abramoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 11:17

Fiksimi për jahtet/ Nga basti i humbur te dhurata për Putinin, jeta luksoze e presidentit Roman Abramoviç

Roman Abramoviç nuk është nga ata që i lë gjërat përgjysmë në jetë. Pronari i Çelsit, pasuria e të cilit arrin në 10 miliardë paund, po sheh të ndërtohet lodra e tij e re, që do të quhet “Solaris”. Është superjahti i tij i ri që premton të jetë më luksozi në botë.

ABRAMOVIC

“Solaris” që do t’i kushtojë 430 milionë paund, do të jetë jahti i tetë që bosi 54-vjeçar ka pasur në pronësi. Një nga këta ai ia ka dhuruar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kur u zgjodh president në vitin 2002, ndërsa një tjetër e ka humbur në një bast me një mikun e tij, edhe ai bos nafte.

DETAJET – Një përbindësh deti pritet të jetë “Solaris”, i cili do të jetë i gjatë 140 metra, do të ketë 8 kuverta, por edhe një helipad. Ai është duke u ndërtuar nga kompania gjermane “Lloyd Werft”. “Solaris” do të ketë 48 kabina, do të mirëpresë 36 pasagjerë dhe ekuipazhi do përbëhet nga 60 persona. Ai do të ketë dy motorë shumë të avancuar dhe mendohet se do ta bëjnë jahtin më të fuqishëm në botë. Një cilësi teknike tjetër: do të jetë super i manovrueshëm dhe mund të kthehet në vend 360 gradë.

jAHT

“ECLIPSE” – Jahti aktual i Abramoviçit është “Eclipse”, i cili me gjithë modifikimet që i janë bërë deri më sot ka prekur vlerën e 1 miliard paundëve. I ndërtuar në 2010- ën, ai u ribë nga fillimi pesë vite më vonë dhe ka edhe një sistem antiraketor në rast sulmi. Ai ka 24 kabina, dy pishina, sauna, madje edhe një klub nate, kinema, dhomë konferencash, fëmijësh, parukeri dhe një mininëndetëse që mund të zhytet deri në 50 metra thellësi.

“LE GRAND BLEU” – Me një çmim prej 135 milionë paundësh ky është jahti që Roman vuri bast me manjatin tjetër të naftës Juxhin Shvidler. Bastin e fitoi ky i fundit dhe Roman i dorëzoi çelësat e jahtit që ka dy helipadë. Ai mban 20 të ftuar në kuvertën e tij luksoze.

“OLYMPIA” – Kur ke një shok, i cili është presidenti i vendit dhe ti je njeriu më i pasur i planetit, vetëm një jaht mund të jepet si dhuratë. Dhe pikërisht një të tillë Roman i bëri presidentit Vladimir Putin kur ai u zgjodh në presidencë në vitin 2002. “Olympia”, i cili ka një dhomë për 10 të ftuar dhe është 57 metra i gjatë, mendohet se ka një vlerë prej 25 milionë paundësh. Detajet e transaksionit, i cili thuhet se është bërë përmes një kompanie “offshore”, dolën në sipërfaqe pasi një zyrtar i Thesarit amerikan e akuzoi Putinin për korrupsion, nepotizëm dhe përvetësim të fondeve shtetërore.

U tha se për mirëmbajtjen e jahtit përdoreshin fondet e buxhetit të shtetit. Avokatët e Abramoviçit thanë se akuzat e tilla ishin të pabazuara, megjithatë ata nuk e mohuan se “Olympia” i ishte dhuruar presidentit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"