Fiksimi për armët e gjahut, Altin Lala merr gjobë të majme në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 23:02

Fiksimi për armët e gjahut, Altin Lala merr gjobë të majme në Gjermani

Gjykata e Hanoverit ka dënuar me një gjobë prej 17.100 eurosh, ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, dhe të klubit gjerman të Hanoverit, Altin Lalën. Ai ka dhënë ryshfet një klubi qitjeje, për të marrë një leje paraprake për mbajtjen e një pistolete sportive.

lala

Sipas ligjeve, kjo leje duhet të merret pas një kursi të caktuar, por Lala nuk i ka kaluar të gjitha hapat. Kjo ngjarje ka ndodhur dy vite më parë, kur ish-kapiteni ka blerë një certifikatë ekspertize për shumën e 300 eurove.

Në muajin korrik, tre-ish drejtues të klubit, me të cilët Lala kishte bashkëpunuar, përfunduan pas prangave, sepse kishin fituar shuma të mëdha eurosh leje të dhëna nën dorë. Dënimi fillestar për Lalën ishte 22.800 euro, por pasi pranoi akuzën, shuma u ul në 17.100 euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"