Fiksimi i UEFA-s, sërish një shqiptar te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 13:09

Fiksimi i UEFA-s, sërish një shqiptar te Milani

Ish-gjyqtari i FIFA-s, Sokol Jareci është caktuar vëzhgues në sfidën që do të zhvillohet në Kroaci mes Rijekës dhe Milanit. Jareci ka qënë pjesë e stafit  të dërguar nga UEFA edhe në ndeshjen e datës 17 gusht të zhvilluar në “San Siro” mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Sokol Jareci Akademia e Arbitrimit

Kjo është hera e tretë që një shqiptar caktohet si vëzhgues në sfidat e Milanit në Ligën e Europës, pasi kujtojmë që në ndeshjen e “play off”-it të luajtur në Rumani mes Kraiovës dhe Milanit delegat ishte Plarent Kotherja. Kuqezinjtë e fituan takimin me rezultatin minimal 0-1 falë golit të shënuar nga Rodriguez në minutën e 44-.t

Plarenti

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"